top of page

Ne e duam Shqipërinë

Aug 9
2 min read

Kush e do lirinë me përfitime, le të vazhdojë si është mësuar sepse ka 170 a më shumë parti në politikën shqiptare që kanë moton: Hajde bëhemi bashkë që të bëjmë plaçkë e të kapim ç'a të kapim...


Ne si LRE nuk jemi as parti e përfitimeve, as për përfitime, as me para e as me financime, as me media e as me porosi, as me pushtete e as me oligarkë.


Kush do përfitime për tu angazhuar në parti, le të shkojë se ka mbi 170 parti të mëdha e të vogla, të vjetra e të reja, që mezi presin tu shkojnë njerëz.


Kush e do lirinë qyl, vështirë se do ta këtë ndonjëherë.


Kush e do ndryshimin dhe transformimin e Shqipërisë të bërë nga lart a nga SHBA a nga BE, vështirë se do ta ketë.


SHBA dhe BE dhe Reforma në Drejtësi do luftojnë plaçkaxhinjtë e korruptuar të politikës lart, por ndryshimin, transformimin dhe lirinë duhet ta fitojmë ne vetë, ne qytetarët shqiptarë.


LRE nuk po kërkon njerëz përfitues.


LRE ju fton në idealizëm e sakrifica.


Ne jemi qytetarë të thjeshtë.


Partia jonë është partia e parë dhe e vetme e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer.


Ne nuk po kërkojmë as njerëz e as vota.


Ne po kërkojmë qytetarë idealistë e qëllim-mbarë, kurajozë dhe guximtarë, të ndershëm dhe të papërlyer që janë të gatshëm të sakrifikojnë për Shqipërinë, lirinë dhe demokracinë.


Po ka të tillë, le të bashkohemi.


Po nuk ka të tillë, ne të LRE do të rezistojmë, përballemi e nuk dorëzohemi.


Sepse ne besojmë në çka po bëjmë.


Ne besojmë në idetë dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më solidare.


Duam besëlidhjen e të mirëve, të merituarve dhe të papërlyerve.


Shqipëria bëhet vetëm me idealizëm.


Kush do përfitim, në fakt do kaçakizëm dhe bandë për të bërë plaçkë mbi vendin tonë.


Ne e refuzojmë si parti mendësinë meskine përfituese prej kaçakësh që bëjnë një parti bandë dhe pastaj bëjnë plaçkë mbi shtetin.


Më mirë të thyejmë turinjtë ne e dështojmë ne duke u përpjekur të bëjmë diçka të mirë e të drejtë për vendin tonë, sesa të kemi sukses si kaçakë, plaçkaxhinj dhe bandë.


Ne e duam Shqipërinë.


Shqipëria transformohet dhe bëhet vetëm me idealizëm.


Ne besojmë.


Ne jemi LRE,

Ne jemi Rinisja🇦🇱🫶


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page