Në fund, njeriu është ai që zgjedh të mos jetojë si pasojë
- Arian Galdini

- Oct 4
- 1 min read

Ka momente kur gjithçka rreth teje duket bosh.
Dhe prapë, në vend që të mbështetesh në atë boshllëk, ti vendos të ndërtosh.
Jo sepse ke një plan perfekt.
Jo sepse ke të gjitha përgjigjet.
Por sepse e di që të hedhësh themele aty ku të tjerët kanë lënë rrënoja, është akt i guximshëm.
Sepse në fund, njeriu është ai që zgjedh të mos jetojë si pasojë.
Dhe kur nis e ndërton me durim, me qëllim, me vullnet, edhe toka më e brishtë nis të mbajë.
.png)










Comments