top of page

Ne ia kemi rinisur…



Unë jam rikthyer.


Ia kam rinisur nga pika zero.


Por:


Nuk kërkoj njerëz të rehatisë, e lodhjes, dekurajimit e medemekizmit.


Jam rikthyer për ata e me ata që janë për mos tu lodhur, e për mos tu stepur, e për mos tu ndalur.


Jam rikthyer e ia kam rinisur për ata e me ata që janë me shpirt sakrifice e veprimi.


As kam përjashtuar kënd, as dua të ndahem me askënd.


Kush nuk e ndjen se mundet të vijojë të qëndrojë në zjarrin e sakrificës e moslodhjen e mundimit, vjen bashkë me mua, është me mua gjithmonë.


Gjithkush që ndalet këtu, e ndan këtë hesap me veten, e jo me mua.


Me mua ka vetëm një rrugë për të qenë bashkë: Rinisje me Zjarr Sakrifice dhe Moslodhje pavarësisht mundimit e drobitjes.


Këtej e tutje:


Unë nuk dua, nuk kërkoj e nuk synoj numra.


Unë nuk dua, nuk kërkoj e nuk synoj salla plot.


Jo.


Numrat, mitingjet e sallat plot janë për ata që kanë para e investim, sponsorizim e mediatizim, e u duhen numrat e fuqia, sallat plot e popullariteti, sepse vetëm kështu justifikojne e arsyetojne investimin e padronëve, çifligarëve, e investitorëve të tyre.


Sallat plot dhe numrat, janë me para e me gënjeshtra, për më shumë gënjeshtra e më shumë para.


Ne jemi LRE, ne jemi Rinisja, e nuk kërkojmë as numra e as salla plot.


Ne kërkojmë ata pak të vërtetë që nëse vijnë, vijnë me veshë për të dëgjuar, zemër të hapur për të komunikuar e ndërgjegje të pastër për të vepruar.


Kudo e ngado, me takime sa me te vogla e sa me të vërteta.


Kjo është strategjia jonë, kjo është rruga jonë.


Jo më me takime qokash, me njerëz që vijnë në salla dhe e japin praninë me frazën: po vij për ty..


Të tilla takime nuk duam më, unë nuk pranoj e nuk dua e nuk toleroj më.


Vetëm takime të vërteta.

Sado pak e madje edhe aspak, nuk ka pikë rëndësie, por takime a mostakime të vërteta me njerëz që marrin ftesën dhe nëse vijnë, vijnë duke thënë: e zgjedh vetë të vij e vij për veten time.


Ky është edhe Ligji Suprem tashmë i Rinisjes.


E vërteta na çliron të gjithëve.


Takime të vogla por të vërteta.


Ose mostakime por nën përpjekje të vërteta.


Pikë.


Ne jemi në veprim e ska më ndalje.


Unë jam Arian Galdini e mirëpres çdo shqiptar në këtë sfidë për Shqipëri e Shqiptari.


Na kontaktoni:



Inbox në Facebook e Rrjete Sociale.


Cel: +355684060131 / +355672051564

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page