Ne jemi kjo historia e thjeshtë, krejt e thjeshtë njerëzore...
Prandaj nuk na gjeni e nuk do të na gjeni në media.
Mos na kërkoni në media.
Nuk do të na gjeni.
Na kërkoni aty ku gjendet e vërteta, mes këtyre pak njerëzve të vërtetë.
Nuk na gjeni në mediat e Regjimit, as të Oligarkëve të Regjimit.
Aty në media do lexoni e do dëgjoni e do shihni papushim vetëm “këdo që ka leje” e “këdo që përdoret” për ti shërbyer Regjimit e Oligarkëve të Regjimit.
Asnjëherë nuk do lexoni lajme nga Arian Galdini apo për Arian Galdinin apo prej Arian Galdinit, në asnjë media të Regjimit e në asnjë media të Oligarkëve të Regjimit.
Asnjëherë nuk do lexoni lajme nga LRE Rinisja apo për LRE Rinisja apo prej LRE Rinisja, në asnjë media të Regjimit e në asnjë media të Oligarkëve të Regjimit.
Asnjëherë nuk do lexoni lajme nga 21 gushti apo për 21 gushtin apo prej 21 gushtit, në asnjë media të Regjimit e në asnjë media të Oligarkëve të Regjimit.
Dhe a e dini pse?
Sepse ne, jemi të vetmit që veprojmë pa lejen e Regjimit, pa leje e pa marrëveshje me Regjimin e me Oligarkët e Regjimit e me Pronarët e Mediave të Regjimit.
Sepse Regjimi mbështet veç levizjet e reja, partitë e reja, që janë antisistem me lejen e Regjimit.
Sepse Regjimi mbështet veç Revolucionet e Protestat, që janë antisistem me lejen e Regjimit.
Sepse Regjimi e di se lëvizjet e re, partitë e reja, Protestat e Revolucionet që janë me lejen e Regjimit, çojnë gjithmonë ujë në mullirin e mbijetesës dhe fuqizimit të Regjimit, i shërbejnë Regjimit, e bëjnë ngajera atë që i duhet Regjimit.
Ndërsa Arian Galdini dhe LRE Rinisja, janë krejtësisht të lirë e plot vërtetësi dhe dinjitet.
Arian Galdini dhe LRE Rinisja nuk kanë nevojë as për radikalitet, as për ekstremizma, as për vulgaritet e as për banalitete, as për dhunë e as për zhurmë, as për ulërima e as për mllef, as për parulla e as për media, që të jenë realë, të vërtetë e plot qartësi, vendosmëri e dinjitet.
Ndaj mos na kërkoni në media, se nuk do të na gjeni.
Këtu dhe vetëm këtu në këto Rrjete Sociale na gjeni.
Dhe mes këtyre njerëzve të thjeshtë.
Shënojeni 21 gushtin.
Sepse në 21 gusht do të jemi edhe në Sheshin Skënderbej në 18.00, edhe në Hotel Tirana për Kuvendin Programatik të LRE Rinisja.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini





Comments