top of page

Ne jemi Rinisja

2 days ago
1 min read

Në dt 24 tetor, festojmë së bashku 6 vjet.


Ky do të jetë një moment për bashkim, e ribashkim.


Ftoj e riftoj këdo që ka udhëtuar e bashkëudhëtuar me mua e me LRE, që të jetë me ne fizikisht apo shpirtërisht e mendërisht në këtë 24 tetor 2026, kur nuk nuk do të merremi më me retrospektivën e çfarë kemi bërë, por do të vendosim e projektojmë muajt e vitet në vijim.


Ju ftoj e riftoj të gjithë juve që jeni të mërzitur, zhgënjyer apo keqkuptuar a zemëruar me mua.


Ejani të tejkalojmë gjithçka për hir të dashurisë për atdheun dhe për LRE.


Nëse faji i çdo ndarjeje a zhgënjimi apo keqkuptimi ka qenë i imi, unë ju kërkoj të falur të gjithëve publikisht.


Përndryshe, askush nuk ka pse të ndihet larg LRE sot.


Kjo dritë shprese duhet të vazhdojë e fuqizohet dhe ka nevojë për të gjithë ne.


Shënojeni, dt 24 tetor 2026 në kalendarët tuaj, e mirëse të vini fizikisht apo me zemër e mendje mes nesh, që të nesërmen e asaj dite, të jemi e ndihemi përsëri bashkë, ashtu sikurse ishim kur ia nisëm në tetorin 2020.


Mua më keni këtu, jo më Kryetar, por Shërbestar.


Nr tim e keni: 0684060131


Paqja e Zotit qoftë me të gjithë ju.


Bekimi e mirësia qofshin me këdo e për çdo shqiptar.


Paqe,


Arian Galdini


Rinisja🇦🇱🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page