Në këtë vend, shumë fjalë janë thënë për shkollën
- Arian Galdini

- Sep 8
- 1 min read

Në këtë vend, shumë fjalë janë thënë për shkollën.
Për rëndësinë e saj, për mësuesin, për librin, për dijen.
Por pak thuhet për atë që shkolla të lë brenda, jo si njohuri, por si mënyrë për të jetuar jetën.
Sepse më shumë se çdo libër, është mënyra si e mbajte veten në heshtje.
Më shumë se çdo mësim, është kujtimi i një dite ku s’u ndjeve i pari, por mësove durimin.
Më shumë se çdo notë, është një kujtim i thjeshtë, një mëngjes me çantën që dukej më e madhe se ti, por që ti e mbajte me forcën që nuk e dije se kishe.
Dija është e rëndësishme.
Por edhe më e rëndësishme është mënyra si ajo të mëson të përballosh atë që nuk shkruhet në asnjë fletë, humbjen, vonesën, paqartësinë, zhgënjimin, fillimin nga e para.
Në fund të ditës së parë të shkollës, kujtojmë se e vërteta nuk mësohet në një orë të caktuar.
Ajo vjen ngadalë, nga një jetë që e lexon veten me vëmendje.
Dhe vetëm ai që mëson të lexojë veten, mund ta ndërtojë vërtet këtë vend.
.png)



Comments