top of page

Në marsin e 2020, isha krejt vetëm…



Në marsin e 2020, isha krejt vetëm…


Faqja ime kishte vetëm 2000 ndjekës.


Postimet e mia mezi merrnin 7 - 10 like gjithsej.


Isha vetëm, i harruar, i mohuar e i papërfillur.


E megjithatë u desh një moment kthese, një ngjarje që prish status quo, që me një komunikim të thjeshtë live në Facebook, që u bë i njohur si Këndi i Shpresës, të lindte e zhvillohej kaq shumë histori, për mua e për shumë nga ne e ndër ne.


Isha thjesht një njeri me 1 ide, 1 vizion, 1 mision, 1 qëllim, 1 celular e 1 faqe Facebook.


Nuk kusha grupe pune e komunikimi ne whatsapp apo messenger.


Nuk kisha skuadër, nuk kisha komunitet, asgjë.


Isha vetëm. Krejt vetëm.


Dhe nga 1 njeri me vetëm me 1 celular e 1 Faqe Facebook, e vetëm me Këndin e Shpresës, lindi LRE.


LRE ka qenë, është e mbetet misioni dhe kryevepra e jetës sime.


Pasi erdhi LRE, unë kam jetuar pasionet më të mëdha, e vuajtjet më të pamata.


Kam njohur njerëzit më të mrekullueshëm të Shqipërisë e shqiptarisë, por edhe më të ligjtë.


Në LRE e prej LRE e nëpër historinë me e në LRE, më kanë thirrur mesia dhe hajdut, shpresa e shqiptarisë dhe mashtruesi më i madh, legjendë dhe zhgënjim…


I kam parë, dëgjuar e përjetuar të gjitha.


LRE e parë, pra LRE - Lëvizja e Re ishte sprova ime më e madhe dhe dështimi im më i madh.


Nuk isha gati.


Dështova dhe e meritova sepse nuk dija e nik dita të reagoj, administroj e udhëheq situata e narrdhënie politike e njerëzore.


Shpesh kam gabuar trashë shumë trashë.


Kam qenë naiv e madje naiv i pagdhendur…


Më vjen shumë keq që padashje kam zhgënjyer e kam lënduar e mërzitur shumë njerëz që nuk e kanë merituar.


E u kërkoj të falur të gjithëve.


Nuk më falet, por u kërkoj të falur të gjithëve.


Kam gabuar trashë nga gjykimi i nxituar, dyshues, mosbesues, paranojak, kur shpesh ndihesha në “askund” e nuk besoja dot askënd.


5 vite në Krye të LRE kam qenë dështak e zhgënjyes.


Ndaj e mendoj dhe besoj me shpirt se doreheqja ime si Kryetar i LRE, kanë qenë vendimi më i mirë, më i drejtë e më i pjekur që kam ndërmarë unë ndonjëherë.


Sot jam në pikën zero.


Jam rikthyer i vetmuar.


Nuk kam më asnjë grup, asnjë skuadër, asnjë ekip, asnjë komunitet.


Por kam Arian Galdinin me pendesën dhe dështimet e tij, e kam Arian Galdinin me mësimet e përvojen e tij.


Kam edhe një mal me miq për kokë që me apo pa LRE, me apo pa grupe, me apo pa Komunitet, do ti ruaj në mendjen e zemrën time si miq për kokë e si Familje.


Nga LRE, me LRE e në LRE kam njohur njerëz që do ti kem përjetë miq e familje, e të cilëve do tu jem përjetësisht mirënjohës e falenderues plot përunjësi.


Ndaj, ju vëllezër e motra LRE, ju që jeni e ndiheni LRE, mos mendoni se unë ju kam braktisur apo ju jam larguar, apo ju kam lënë në mes të rrugës.


Ne jemi bashkë e jemi familje, sipas meje e për cfarë mendoj e ndjej unë në mendjen e zemrën time.


Ama, më kuptoni e mirëkuptoni kur ju kërkoj bekimin që unë tia rinis nga vetmia.


Këndi i Shpresës më lodhte jo nga vetmia, por nga mendimi se unë prisja e mendoja se ishim bashkë aty.


Kur shihja se isha vetëm, e kur përsërisja çdo ditë e çdo mbrëmje: Ku jeni? Ku jeni?


A jeni këtu? A jeni me mua?


E si përgjigje merrja : asgjë, asgjë, asgjë, atëherë, me apo pa dëshirën time, me apo pa vullnetin tim mbërrita në pikën e sosjes.


Mu sos durimi e rezistenca.


Mbrëmë u ndjeva i humbur e dëshpëruar.


Vendimi im nuk ka qenë i menduar apo planifikuar.


Erdhi si rezultat i nje impulsi e nervi e dëshpërimi të madh.


E megjithatë, ndodhi.


Kthim pas nuk ka.


Çfarë vdiq a u vra mbrëmë, nuk rikthehet dot më si më parë…


Tani, ose lindim një trup krejt të ri, ose kështu dalim në pension një grusht nga ne të shndërruar ne karikatura të zbehta e pa fuqi..


Ndaj, më lini tia nis vetëm.


Më bekoni tia rinis vetëm.


Ose ia rinisim me trup të ri e energji të re, ose është gjithçka e kotë…


Pse, Me Arian Galdinin🇦🇱🫶???


Sepse më takon mua të shlyej gabimet e mia, e tia rinis nga përvoja e mësimet që kam marë…


Asnjë e askush nuk është i/e përjashtuar.


Rinisim e rigrupohemi me durim e risi, me jetë e qartësi.


Unë jam Arian Galdini, unë jam Rinisja.


Ia dal krejt i vetëm, ia dal edhe bashkë me ju që dëshironi e zgjidhni të më bashkoheni.


E mbaj e vazhdoj krejt i vetëm, e mirëpres këdo që më bashkohet.


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page