Ne nuk do të bëjmë namin, por do të bëjmë hapin..

Për ne nuk vjen Sorosi..
Per ne nuk vijnë as Flotiljet e Sorosit..
Për ne nuk vijnë as Patriotët e NeoOtomanizmit që quajnë “problem” Neoshqiptarizmin…
Për ne nuk vijnë as Atdhetarët që duan Erdoganin por urrejnë e shajnë Skënderbeun dhe Nënë Terezën e çdo hero të mendimit Shqiptarist e Kombëtarist…
Për ne nuk vijnë as 10 mijë “vullnetarët” e punësuar në OJF dhe OJQ e Fondacione të financuara nga Sorosi e TIKA e të tjerë “Bamirës Bujarë të Huaj”…
Për ne nuk do të vijnë as Kamerat e Irfanit, e asnjë Kamera e asnjë Televizioni që ka Pronarë të cilët duan të “rrëzojnë Regjimin” pasi janë dendur me Tendera, PPP, Konçensione, Leje Ndërtimi, Licenca Strategjike, e gjithëfarësoj favorizimi nga Qeveria Rama…
Prandaj, nuk do të jemi as shumë e as në media.
Ne nuk do të bëjmë namin, por do të bëjmë hapin..
Në dt 21 gusht, ora 18.00, tek ne do të vijnë qytetarët e thjeshtë shqiptaristë që e duan Shqipërinë edhe kur nuk e lexojnë në Parulla, edhe kur nuk u kërcejnë Pelikanë, edhe kur nuk ua thonë në ekrane televizive.
Tek ne do të vijnë shqiptarët e shqiptarizmit të cilët dinë ta duan Shqipërinë, thjesht dhe bukur e çdo ditë.
Shihemi në 21 gusht, ora 18.00
Sheshi Skënderbej
Përballë Operas
Tek Flamuri i Madh Kombëtar tek Shkallët e Operas.
Ju pres atje.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini





Comments