top of page

Në politikë, forma që merr një bashkim është më pak e rëndësishme se thelbi që e mban gjallë

ree

Në politikë, forma që merr një bashkim është më pak e rëndësishme se thelbi që e mban gjallë.


Nëse një bashkim buron nga frika, ai është aleancë e frikës.

Nëse lind nga llogaritë, ai është bashkim i numrave.

Por nëse ngjizet nga ndërgjegjja, nga ajo që nuk ka çmim e nuk blen pëlqim, atëherë kemi një shenjë që politika mund të jetë ende një vend i virtytit.


Sepse vjen një kohë kur shfaqjet nuk mjaftojnë.

Njerëzit nuk ushqehen me skena.

As me batuta, as me role.


Mund të qeshin një çast, mund të emocionohen një ditë, por pastaj kërkojnë një busull që nuk lëviz sipas duartrokitjes.


Dhe politika, nëse nuk është më një vend ku ruhet besa, ku mbrohet prindërimi, ku ringrihet kuptimi i shërbimit, atëherë nuk është më as opozitë, as qeveri, por një teatër ku aktorët luajnë për të harruar se dikur kishte edhe të vërtetë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page