Në punishten e brendshme të shpirtit…

Në punishten e brendshme të shpirtit, sprovat janë çekiçi, Zoti është mjeshtri, ndërsa karakteri është metali që merr formë.
Shpesh, njeriu do të donte që jeta të ishte më e butë, por pikërisht aty ku rezistenca bëhet e vështirë, virtyti fillon të marrë formë të qëndrueshme.
Durimi pa hidhësi, drejtësia pa hakmarrje, përulësia pa nënshtrim, janë shenja se besimi nuk është vetëm fjalë, por frymë që punon në thellësi.
Në një kohë ku shumë gjëra thyhen lehtë, njeriu që nuk thyhet nga padrejtësia, por nuk bëhet as vetë i padrejtë, është dëshmi e gjallë se Zoti ende flet me jetë njerëzish.





Comments