top of page

Nga loti 7 te Vila e Palasës..

Sep 11
2 min read

Dosja Balluku është edhe dosje e Qeverisjes Rama..


Më 9 shtator, SPAK e rëndoi ndjeshëm dosjen Balluku.


Prokuroria thotë se akuza për shkeljen e barazisë në tendera lidhet tashmë me tetë procedura dhe se një vilë 478 m² në “Green Coast”, Palasë, ishte pronë faktike e fshehur e Ballukut, e mbajtur me dokumentacion në emër të Igli Tares.


GJKKO vendosi sekuestrimin preventiv të saj.


SPAK pretendon gjithashtu se Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”, pjesë e bashkimit fitues të Lotit 7 të Unazës së Jashtme, financoi punime në vilë me vlerë rreth 289 - 411 mijë euro dhe se ky përfitim lidhej me favorizimin e dyshuar në tender. Fajësinë e vendos gjykata.


Politikisht, kjo nuk mund të mbyllet te Balluku.


KLSH kishte dokumentuar prej vitesh në ARRSH mangësi në menaxhimin e riskut, prokurime, zbatim kontratash e përdorim fondesh, madje kishte përcjellë edhe indicie penale dhe rekomandime.


Pra problemi nuk është se Shqipëria nuk kishte kontroll.


Problemi është çfarë vlere kishte ai kontroll kur gjetjet nuk prodhonin peshën e nevojshme mbi vendimmarrjen.


Balluku mbajti një nga portofolet më të fuqishme të qeverisë.


Rama e mbështeti për muaj edhe pasi kriza ishte bërë institucionale dhe, sipas tij, i refuzoi tri herë dorëheqjen përpara shkarkimit.


Një qeverisje tjetër do ta lidhte kontrollin me pasojë, gjetja me përgjegjësin, rekomandimin me afatin, shkeljen me korrigjimin dhe ndryshimin e kontratës me një shqyrtim që nuk varet nga e njëjta vertikale politike.


Sepse pyetja për Edi Ramën tani është shumë konkrete, si mundi një pushtet me audit, komisione, institucione dhe kontrolle të mbërrinte deri në pikën ku lidhja e dyshuar mes një tenderi publik dhe një pasurie private u bë e dukshme për qytetarin vetëm pasi hyri në dosjen e SPAK-ut?


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page