Nga prania te puna…

Prej 21 gushtit më shkruajnë njerëz që më pyesin:
“Arian, çfarë mund të bëj?”
Përgjigjja ime po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë:
Mos më pyet fillimisht çfarë vendi kemi për ty. Më thuaj çfarë di të bësh për Shqipërinë.
Nëse je mësues, më trego ku po humbet shkolla dhe çfarë do të ndryshoje.
Nëse je sipërmarrës, më trego ku shteti të pengon të punosh, të prodhosh e të rritesh.
Nëse je jurist, më sill një ligj që nuk funksionon dhe mënyrën si mund të ndreqet.
Nëse je prind, më thuaj çfarë po e shtyn fëmijën tënd të mendojë largimin.
Nëse jeton jashtë, sill një gjë që ke parë të funksionojë dhe që mund t’i vlejë Shqipërisë.
21 gushti na bëri të takohemi.
Shtatori duhet të na tregojë çfarë mund të bëjmë bashkë.
Unë do të vazhdoj të bëj pjesën time, të shkruaj, të propozoj, të mbaj qëndrim, të takoj njerëz dhe t’i jap zë një politike tjetër.
Por dua të gjej edhe pjesën tënde.
Nëse njeh një problem dhe mendon se mund të ndihmosh për zgjidhjen e tij, më shkruaj.
Do ta dëgjoj seriozisht.
Kur ajo që di ti takohet me diçka që mund ta bëjmë bashkë, aty fillon puna.
Këtë shtator nuk dua vetëm të numëroj sa veta janë pranë nesh.
Dua të zbuloj çfarë mund të mbajë secili prej nesh mbi emrin e vetë.





Comments