top of page

Nisma: Kafe me Galdinin

Jul 30
2 min read

Rinisim edhe njëherë me këtë Nismë, në funksion të 21 gushtit dhe Marshimit të Rinisjes.


Prej sot unë jam i gatshëm që të takohem me këdo që do të më njohë mua dhe LRE.


Keni pyetje për Arian Galdinin si person, ejani e pini një kafe me Galdinin.


Keni dëgjuar e ju kanë thënë 1000 të zezat për Galdinin, ejani e njiheni vetë.


Ju kanë thënë: Galdini është mashtrues, Galdini është i poshtër, Galdini është delirant, Galdini është njeri kot, Galdini svlen asnjë lek, Galdini mashtroi dhe vodhi emigrantët, Galdini është këlysh i Sorosit, Berishës, Lul Bashës, Edi Ramës, Veliajt, Ballukut, Anunakëve, Galdini ia fut kot, etj, etj, etj, gjithçka që ju kanë thënë e keni lexuar a dëgjuar kundër Galdinit, ejani e pini një kafe me Galdinin…


Ejani e njiheni Galdinin drejtpërdrejtë, sy për sy.


Nisma: Kafe me Galdinin, është e hapur për këdo.


Kushdo që do të njohë Galdinin apo ka diçka për ta pyetur a për ti thënë në sy Galdinit, është i/e mirëpritur.


Si të pijmë kafe me Galdinin???


Shumë e thjeshtë.


Kontaktoni në whatsapp ose sms në nr e cel: 0684060131


Më shkruani në whatsapp ose më tel në nr e cel: 0684060131.


Doni ta njihni Arian Galdinin?

Ejani në kafe me Galdinin.


Doni ti bëni pyetje Arian Galdinit?

Ejani në kafe me Galdinin.


Doni ta shani në sy Arian Galdinin?

Ejani në kafe me Galdinin.


Doni të mësoni e kuptoni se çfarë është LRE, çfarë do të ndodhë në 21 gusht e tutje, a ka program e projekt Rinjsja, kush janë qëllimet dhe objektivat e Rinisjes dhe Marshimit të Rinjsjes në 21 gusht e në vijim, si mund të bëheni anëtar e aktivist në LRE, etj, etj, etj, ju lutem më shkruani ose telefononi ne nr tim personal të cel: 0684060131.


Mos lejoni gojët politike e thashethemexhinjtë politikë tju flasin e mësojnë asgjë për askënd, por bjerini telefonit dhe njihni këdo vetë duke e parë në sy dhe duke folur ballë për ballë.


Ti japim fund njëherë e mirë kohëve e kulturës së shëmtuar otomano - komuniste me përcjellje e qarkullim balte e thashethemesh me këdo e për këdo, duke përgojuar çdo njeri e duke sharë gjithëkënd pa e njohur.


Unë jam i gatshëm që tia nis duke takuar cilindo prej jush që dëshiron të më takojë e që dëshiron të kuptoj se kush jam unë, se çfarë është LRE, e çfarë mendon e beson Arian Galdini e LRE për gjithçka e çdo gjë.


Por ejani, pijmë kafe e flasim.


Jo më me sharje e baltë interneti.


Ejani e më takoni.


Ju mirëpres.


Jam i gatshëm të vij në çdo fshat, lagje e qytet, e madje edhe kudo e ngado në Shqipëri, e edhe në Diasporë.


Sigurisht kjo Nismë është e imja dhe kafetë i paguaj unë, por vetëm kafe e pa bisht ama🤣🤣🤣


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱✌️

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page