Një ministre largohet. Problemi mbetet.

Shqipëria nuk ka vuajtur nga mungesa e emrave në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ka vuajtur nga një qeverisje që prej vitesh ndryshon njerëzit, por nuk ndryshon marrëdhënien e pushtetit me shëndetin, dijen dhe jetën e qytetarit.
Pas kaq vitesh, Edi Rama nuk mund ta paraqesë më çdo fillim të ri si reformë.
Ai duhet të japë llogari për sistemin që ka ndërtuar.
Shëndetësia nuk është pronë e qeverisë, pacienti nuk është klient i saj dhe mjeku nuk duhet të jetë dekor i pushtetit.
Rinisja kërkon një shtet ku dija ka autoritet, pacienti ka dinjitet dhe pushteti ka përgjegjësi.
Arian Galdini





Comments