Një sqarim i detyrueshëm:

Të dashur miq,
Në dt 21 gusht, ne do të rimblidhemi së bashku në Hotel Tirana International për Kuvendin Programatik të LRE Rinisja.
Në dt 21 gusht, ora 18.00, unë do të jem në Sheshin Skënderbej për të pritur qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të më bashkohen në Marshimin e Rinisjes.
Por:
Më lexoni me vëmendje, ju lutem, më lexoni me vëmendje.
Unë jam Arian Galdini dhe thjeshtësisht Arian Galdini.
Nuk jam më Kryetar i LRE.
E kam dhënë dorëheqjen si Kryetar i LRE që në dt 19 shtator 2025.
Nuk jam më Kryetar i LRE, nuk kam ndërmend të rikthehem Kryetar i LRE e madje fiksojeni mirë e fort në mendjet tuaj, se unë nuk do të jem më kurrë, kurrë, Kryetar i LRE.
Koha dhe epoka Galdini, në LRE ka mbaruar njëherë e mirë.
Arian Galdini madje, ka hequr dorë përfundimisht edhe nga politika e çdo ambicie a qëllim politik, nga çdo konkurim e objektiv politik.
Nuk jam politikan, e nuk kam asnjë plan e qëllim të jem politikan apo të garoj, konkuroj si Arian Galdini, për asgjë më.
Për asgjë.
Koha ime politike dhe planet e mia politike, dëshirat e ëndrrat e mia politike, për arritje politike apo karrierë politikë personale, kanë mbaruar, kanë vdekur.
Kështu që, qartësohuni e qetësohuni.
Nuk jam politikan, nuk do të jem politikan kurrë.
Nuk konkuroj e as garoj për politikë, e nuk do të garoj e konkuroj për asnjë votë e për asnjë detyrë, rol, pozicion apo ofiq politik.
Nuk kërkoj vota nga asnjëri prej jush, nga asnjë qytetar shqiptar për Arian Galdinin.
Nuk do të kërkoj asnjë kokërr vote, nga asnjëri prej jush e nga asnjë qytetar shqiptar.
Ndaj, qartësohuni e qetësohuni.
Nga ana tjetër, asnjëri prej jush nuk mund të më kërkojë mua që unë të heq dorë nga Rinisja si kryeshërbëtori i LRE Rinisja…
Askush nuk mund të më kërkojë që të heq dorë nga shërbesa si punëtor i mirësisë për idetë që unë besoj, për doktrinën që kam ndërtuar dhe për vizionin të cilit i jam përkushtuar.
Në dt 21 gusht, Arian Galdini ju fton si njëri prej jush, si qytetar dhe shërbestar.
Jo si politikan e jo për vota.
Kaq





Comments