Njerëzit që bëjnë ndryshime të vërteta nuk trokasin gjithmonë me zë
- Arian Galdini

- Sep 23
- 1 min read

Njerëzit që bëjnë ndryshime të vërteta nuk trokasin gjithmonë me zë.
Janë ata që zgjedhin të ecin me mendim të kthjellët, që ndreqin veten para se të predikojnë, që mbjellin mirësi pa e shpallur.
Në një botë që kërkon gjithmonë të shfaqë, ata janë dëshmia që thellësia nuk ka nevojë për duartrokitje.
Ka mjaftueshëm dritë në një njeri që zgjedh të mos dëmtojë, të mos mashtrojë, të mos pushtojë hapësirën e tjetrit.
Sot, përulemi me nderim para heshtjeve që nuk janë mospërfillje, por maturi.
Para hapave që nuk bëjnë zhurmë, por gjurmë.
.png)










Comments