top of page

Njeriu i vërtetë nuk ka nevojë të trumbetojë zgjedhjet që bën

ree

Njeriu i vërtetë nuk ka nevojë të trumbetojë zgjedhjet që bën.


Mjafton mënyra si e mban kafen në dorë, si e përshëndet dikë pa interes, si e mbron pa zhurmë një të drejtë që nuk i sjell asgjë, asnjë fitim e asnjë përfitim.


E thjeshta nuk është mungesë guximi, është përmasë e pjekurisë.


Kush e sheh përulësinë si dobësi, nuk ka njohur kurrë forcën që buron nga heshtja e brendshme që nuk ka nevojë të dëshmohet.


Nuk jemi këtu për t’u dëgjuar me zë të lartë.

Jemi këtu për të mos i humbur vetes, edhe kur gjithçka përreth të fton të devijosh.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page