Njoftim i rëndësishëm

Të dashur miq,
Sot në këtë 25 prill 2026 mbyllet një cikël i gjatë e tejet i rëndësishëm i jetës sime, pra pikërisht komunikimi ynë live i njohur nga ne e ndër ne si Këndi i Shpresës…
Prej sot nuk do të kemi më Kënd Shprese…
Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi më komunikime, por jo më të natyrës e detyrimit ditor të Këndit të Shpresës…
Ndoshta unë do të zgjedh të komunikoj kur ta ndjej e nëse e ndjej se kam diçka për të thënë, veç jo më si rend i një detyrimi as për mua e as për ju.
Kështu është më mirë, sepse askush nga ju nuk ka më asnjë detyrim të më ndjekë më mua, e unë çlirohem nga përgjegjësia për të qenë vijimërisht këtu në Këndin e Shpresës edhe kur ju nuk jeni…
Kështu jemi të gjithë të lirë e secili në lirinë e vetë e përgjegjësitë e veta.
Faleminderit e bekime për këto 6 vite të mrekullueshme.
Bekime e mbarësi,
Arian Galdini





Comments