top of page

Njoftim për Kordinatorin e ri të Londrës

Aug 1
1 min read

Të dashur miq,


Ristrukturimi dhe riorganizimi i LRE Rinisja, vijon.


Pasi prezantuam Kordinatorin e Madh të LRE Rinisja për Britaninë e Madhe, UK, Deti Shega, sot po prezantojmë edhe Kordinatorin e ri të Rinisjes për Londrën.


Besmir Kodra do të jetë Koordinator i ri i LRE Rinisja për Londrën, Mbretëri e Bashkuar, UK.


Ai ka përvojë të gjerë në drejtimin e projekteve të ndërtimit me vlerë deri në 50 milionë paund dhe në menaxhimin e ekipeve me mbi 150 punonjës, përfshirë inxhinierë, mbikëqyrës dhe drejtues kantierësh.


Ka njohuri në planifikim, buxhetim, administrim ekonomik dhe përdorimin e programeve profesionale si AutoCAD, Excel dhe Word.


Besmiri ka gjithashtu përvojë në sigurinë e mjediseve publike dhe menaxhimin e turmave në Londër.


Ai i bashkohet Rinisjes me gatishmërinë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar me përgjegjësi, disiplinë dhe përkushtim.


Mirëpresim këdo që dëshiron të na bashkohet në partinë tonë, kudo në Shqipëri e në Diasporë.


Koha të marrim përgjegjësi së bashku për ti dhënë Shqipërisë transformimin që meriton me Paktin e Urtisë, Shqiptarizmin, Të Djathtën Humane, Kombëtarizmin dhe Prindërimin.


Së bashku për një Shqipëri Mendonjëse.


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page