top of page

Njoftim: Takimi i Parë i Paktit Kombëtar të Urtisë



Kuvendim i Urtisë në Kuçovë


Kuçova hap një derë të mirë, derën e bashkëbisedimit të lirë, ku fjala rri në dritë dhe mendimi rri në nder.


Të mërkurën, 28 janar, nis takimi i parë i Paktit Kombëtar të Urtisë, me një Kuvendim të Urtisë në Kuçovë, një bashkëbisedim qytetar, kombëtarist e prindërues, për Neoshqiptarizmin, Kombëtarizmin, Prindërimin dhe për një Shqipëri Mendonjëse.


Kjo është një ide e qytetarit Arian Galdini, si autor i librave “Neoshqiptarizmi” dhe “Dekalogu i Shqiptarizmit”, në takim të drejtpërdrejtë me qytetarë të thjeshtë të Kuçovës.


Ky takim është bashkëbisedim, jo nismë partie dhe jo ftesë për votë.


Ai nuk ka prapaskenë partiake, as objektiva elektorale.


Është thjesht një nismë qytetare për të folur me qartësi, me masë dhe me ndershmëri, si qytetarë që duan ta shohin vendin të mendojë më thellë dhe të ecë më drejt.


Ftesa është e hapur për të gjithë ata që duan të flasin pa zhurmë të kotë, me dashuri për vendin, me kujdes për familjen dhe me përkushtim ndaj parimit, ligjit e dinjitetit.


📌 JU MIRËPRESIM


🗓️ E mërkurë, 28 janar

🕔 Ora 17:00

📍 Bar Pienvis, Kuçovë


Nëse e ndjen se fjala ka ende detyrë, eja.

Nëse e ndjen se e nesërmja kërkon mendim, eja.


Arian Galdini

Autor i librave: “Neoshqiptarizmi” • “Dekalogu i Shqiptarizmit”

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page