Nuk jemi këtu për të kërkuar dritën si shpërblim, as si çmim për qëndresën tonë

Nuk jemi këtu për të kërkuar dritën si shpërblim, as si çmim për qëndresën tonë.
Jemi këtu për ta lindur dritën në vendin ku askush s’e pret, në rrëfimin e ndershëm, në rrudhën e ballit që nuk ankohet, në sytë që mbajnë qiellin edhe kur toka dridhet.
Besimi në Zot nuk është premtim për lehtësi.
Është zgjedhja për të mos u dorëzuar edhe kur nuk kupton.
Sepse ndonjëherë, ndriçimi nuk vjen si përgjigje.
Vjen si pranueshmëri.
Mirëmëngjesi e bekime të gjithëve🙏🫶





Comments