Nuk ka nevojë që gjithmonë të jesh arkitekt i ndryshimeve të mëdha.
- Arian Galdini

- Oct 2
- 1 min read

Nuk ka nevojë që gjithmonë të jesh arkitekt i ndryshimeve të mëdha.
Mjafton të mos jesh spektator i padrejtësisë që kalon si lajm.
Nuk ke nevojë të udhëheqësh turma që nuk i njeh.
Mjafton të jesh ai që sheh kur të tjerët kanë mbyllur sytë.
Ka njerëz që ndryshojnë botën pa e shpallur këtë.
Sepse nuk presin që bota t’u japë çelësin, por ndërtojnë me heshtje, durim dhe dashuri hapësira të reja ku të tjerët mund të marrin frymë.
Në një botë që të mëson të fitosh me çdo kusht, mëso të fitosh pa shkelur mbi asgjë e mbi askënd.
As mbi veten.
.png)










Comments