Nuk lindëm për të imituar, por për të kuptuar
- Arian Galdini

- Oct 3
- 1 min read

Nuk lindëm për të imituar, por për të kuptuar.
Nuk jemi këtu për t’u bërë produkt i një kohe që harron njeriun, por për të qenë kujtesa e asaj që nuk blihet, dinjiteti, fjala e mbajtur, e mira që bëhet pa zhurmë.
Në një botë ku vlerat relativizohen, ku morali bëhet instrument, e ku suksesi matet me vetëshfaqje, akti më njerëzor është të qëndrosh i palëkundur në të vërtetën tënde.
Jo sepse ke garanci që do të fitosh.
Por sepse nuk do të bëhesh pasojë.
Sepse nuk do të lejosh të jetosh pa vetvete.
.png)










Comments