Nuk mjafton të kesh të drejtë, duhet të jesh i drejtë
- Arian Galdini

- Oct 21
- 1 min read

Nuk mjafton të kesh të drejtë, duhet të jesh i drejtë.
Sepse rruga e njeriut nuk fillon te qëllimi, por te mënyra. Dhe mënyra, nëse nuk është e ndershme, rrënon çdo arritje që pretendon të shenjtërojë.
Në një kohë ku gjithçka matet me suksesin dhe shpejtësinë, ne e kujtojmë veten se jeta është më shumë një pemë sesa një garë.
Dhe përpara se ajo të japë fryte, ka nevojë për rrënjë. Rrënjë në mendim. Rrënjë në virtyt. Rrënjë në besim.
Vetëm ajo që mbillet thellë në dritë, mund të qëndrojë në stuhi.
.png)










Comments