Për ata që dikur kanë qenë ndjekës e dashamirës të Arian Galdinit dhe LRE e që pyesin: Ku jeni? Nga u zhdukët? Ku keni qenë?
- Arian Galdini

- 1 day ago
- 2 min read

Të dashur njerëz të mirë,
Prej 24 marsit 2020, ju rrëfej se unë Arian Galdini, jam po në të njëjtin vend ku më keni gjetur asokohe.
Nuk kam ndryshuar Faqe Facebooku: Arian Galdini.
Jam me të njëjtin Profil Facebooku: Arian Galdini.
Madje, kam shtuar edhe një Profil në Instagram: Arian Galdini.
Kam shtuar një Profil në Tik Tok: Arian Galdini.
Kam edhe një Kanal në Youtube: Arian Galdini.
Kam të njëjtin emër si në marsin 2020, Arian Galdini.
Kam të njëjtin numër cel: 0672051564
Madje kam shtuar edhe nr tjetër të cel: 0684060131
Kemi ndryshuar vetëm emrin e Partisë nga LRE - Lëvizja e Re, e kemi bërë LRE - Rinisja.
Por si në marsin 2020 kur nisëm me Këndin e Shpresës, çdo ditë jemi live në të gjitha Rrjetet Sociale.
Ashtu si na gjetët në vitet 2020 - 2021, aty ku na gjetët në vitet 2020 - 2021, ashtu jemi dhe aty jemi çdo ditë, njëlloj, pa asnjë ndryshim, pa asnjë shkëputje, pa asnjë tërheqje.
I njëjti vend, i njëjti ritual.
Prej 24 tetorit, jemi çdo ditë në Selinë e LRE.
E njëjta Seli, i njëjti vend, e njëjta adresë.
Ndaj, jam kurioz…
Kur pyesini papushim poshtë e lart e kudo e ngado: Ku jeni? Nga humbët? Ku keni qenë?
Jam shumë kurioz, po shumë fare kurioz që ta di:
A jeni të sigurtë që na keni kërkuar?
A jeni të sigurtë që na keni kërkuar neve?
Sidoqoftë, nëse doni të na gjeni apo rigjeni, ditën e premte, dt 21 gusht 2026, ora 18.00, ne do të jemi në Sheshin Skënderbej.
Jo poshtë kalit të Skënderbeut, ku takohen të panjohurit.
E kemi lënë të takohemi tek pjesa e Sheshit Skënderbej përballë Hotel Tirana International.
Unë do të jem aty, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtat ide, me të njëjtin shpirt, me të njëjtin besim, me të njëjtin karakter, e pa lule në dorë.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini
.png)



Comments