top of page

Për mediat dhe gazetarët…


Madje edhe për gazetarët miq e shokë, edhe për gazetarët dashamirës, edhe për ata që i njoh e më njohin, edhe për ata që as i njoh e as më njohin.


Vendimi im përfundimtar është ky:


E respektoj pamase punën, misionin, detyrën e profesionin tuaj.


E di që jo gjithçka varet nga ju.


E di.


Dhe keni mirëkuptimin e nderimin e respektin tim.


E di që mua prej vitit 2016 më ka dënuar me harresë, Regjimi PS - PD - PLSI - Oligarki e Pronarë Mediash, por edhe Mafia Farmaceutike.


Bllokimi dhe izolimi im mediatik, ndalimi dhe çensurimi im total e absolut mediatik erdhi fill paa betejës sime në janar - mars 2015 kundër Mafias Farmaceutike dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Korruptuarve në Sistemin Shëndetësor Shqiptar dhe në Qeverinë Rama.


Deri sot, e kam pranuar këtë fakt si një realitet që ndoshta mund të ndryshonte me kohën.


Por fatkeqësisht vërej se këtu në këtë vendin tonë, asgjë nuk ndryshon pa urdhër nga lart, e mbi të gjitha, vërej se Pakti me Konsensus Negativ Regjim PS - PD - PLSI me Oligarkinë dhe Pronarët e Mediave e Grupet Kriminale, po i bën gjërat keq e më keq e zi e më zi…


Ndaj prej sot kam vendosur që të marr vendinet e mia në lidhje me të sotmen e të nesërmen time si zë publik.


E di që për ju, këto vendime të miat nuk kanë pikë rëndësie sot, sepse ju gjithësesi më dini e më konsideroni “të vdekur”, “askush”, “irilevant”.


E di.


E megjithatë, vjen një kohë e vjen një ditë, që njeriu nuk merr vendime për ti caktuar tjetrit kufij.


Une nuk kam asnjë mundësi e asnjë fuqi e asnjë peshë e asnjë rëndësi që tju caktoj juve kufij.


Ama, kam të gjithë detyrimin dhe fuqinë ti vendis kufij vetes sime, për çfarë pranoj apo jo unë që të bëj e për çfarë i lejoj vetes unë që të bëj.


Pra, ka të bëjë me mua e kufjtë e mi, jo me ju.


Prej ditës së sotme, unë Arian Galdini ju njoftoj se nuk do të pranoj asnjë ftesë televizive, asnjë intervistë, asnjë shfaqje a prani mediatike, në asnjë media, televizion, gazetë, portal apo Podcast, nëse nuk do të jenë të qarta e të nderuara e respektuara plotësisht identiteti im, integriteti im, aktiviteti im si Thenelues e Aktivist Publik i LRE Rinisja, identiteti im politik si lider alternativ politik në Shqipëri, si autor librash, liria ime, dinjiteti im, nismat e vizioni im si Arian Galdini dhe si Lider Doktrinar i LRE Rinisja, aktivitetet e shpallura prej meje dhe LRE Rinisja.


Asnjë gazetë e portal nuk mund e nuk duhet të publikojë më asgjë nga aktivitetet e mia pa marrë më parë leje prej meje e pa aprovimin tim.


Asnjë gazetë e portal nuk duhet të publikojë më asnjë opinion, artikull apo qëndrimin timin në rrjetet e mia sociale pa marrë më parë leje nga mua e pa aprovimin tim.


Për ju mediat, jam prej sot e në vijim person privat.


Nuk kam asnjë punë me ju e nuk keni asnjë punë me mua e qëndrimet e postimet e mia, nëse nuk merrni përsipër plotësi e qartësi informimi e publikimi nga mua si Arian Galdini e nga ne si LRE.


Shqiptarët që duan të më njohin, le ta dinë se nuk duhet të më kërkojnë më në asnjë media.


Shqiptarët që duan të më njohin, më gjejnë e do të më gjejnë vetëm në rrjetet e mia sociale.


Ky nuk është vendim kundër Gazetarëve, Gazetarisë, e Medias.


Jo kurrësesi.


Mua nuk më kanë dënuar Gazetarët e mediat me harresë.


Mua më ka dënuar me harresë, Regjimi PS - PD - PLSI - Parti të Reja - Oligarki - Pronarë Mediash.


Ndaj ky vendim i imi është kundër e përballë Regjimit.


Do të jem shqiptari i vetëm që di e do ta sfidoj këtë Regjim me 1 celular e Rrjetet e mia Sociale.


Nuk ma as arrogancë e as mendjemadhesi këtu.


Jam një Askush, që nuk u cakton kufij të tjerëve, por ia vendos kufijtë vetes.


Pa merak.


Është betimi e vendimi im.


Në media, ose i lirë e i plotë ai që jam e me identitet të qartë se kush jam e çfarë bëj e çfarë besoj e mendoj, ose i hiç fare.


Asgjë personale, gjithçka për Nder e Vlerë, e për Liri e Dinjitet🇦🇱🙏


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page