top of page

Përbindëshi i “forcës”…


Krimi i tmerrshëm i ndodhur në Ksamil flet më shumë për natyrën dhe llojin e shoqërisë që kemi ndërtuar sesa për autorin e atij krimi.


Përbindëshi i “forcës” është mes nesh.


Me “forcë” e “të fortë” funksionojnë partitë, politika, institucionet, merren votat dhe madje zhvillohen e mbrohen edhe bizneset e sipërmarrjet.


Madje po dëgjojme e shohim çdo ditë se me “forcë” e “të fortë” organizohen edhe Protestat e Revolucionet, mbrohen “mikrofonat” e imponohen Grupet Organizatore të tyre.


Andaj, 21 gushti është me rëndësi madhore, sepse sadopak a shumë qofshin, do mblidhemi për një Shqipëri ndryshe, për Shqipërinë Mendonjëse, për Shqiperinë e Urtisë dhe Prindërimit.


Shihemi diten e premte, dt 21 gusht, ora 18.00 në Sheshin Skënderbej.


Për Shqiptarizmin, Urtinë, Kombëtarizmin, Prindërimin dhe Rinisjen Kombëtare.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page