Po na vjedhin, por kush i voton?
- Arian Galdini

- May 2
- 1 min read

Po na vjedhin, por kush i voton?
Po janë hajdutë, por kush ua jep votën e mbush sallat?
Po janë xhambazë, por kush i nderon, vlerëson, ndjek, duartroket?
Nëse besojmë parullat: Na vjedhin, poshtë hajdutët, ti shporrim plaçkitësit, duhet edhe ti zbatojmë.
Sepse ne duam parullat e parullaxhinjtë, ama nuk duam përgjegjësitë.
Përgjegjësitë nuk merren me shpallje, merren me jetë.
Jeta jonë dëshmon më fort se gjithçka se sa i refuzojmë e nënçmojmë e përçmojmë e urrejnë ne hajdutët, ata që na vjedhin e xhambazët.
Një jetë e ushqyer me nevojën për të sharë e mallkuar të ligjtë, e njëkohësisht e ndërlidhur papushim me “Sistemin” e hajdutëve e plaçkaxhinjve, flet për harmoninë e hipokrizisë në të cilën jetojmë.
Unë dhe Rinisja, nuk jemi këtu për të ngritur zërin me parulla.
Unë dhe LRE jemi këtu, për tju folur me shembullzim.
Bëhemi bashkë, që të ndryshojmë jetët tona, se po ndryshuam jetët tona, do tia dalim mbanë ta ndryshojmë edhe Shqipërinë.
Bashkohuni me ne, bashkohuni me Rinisja.
Na kontaktoni:
Inbox në Facebook e Rrjete Sociale.
Cel: +355684060131 / +355672051564
.png)



Comments