top of page

Pronat dhe absurdi i ASHK

Sep 11
1 min read

Ligji i sotëm e mban ankimin administrativ ndaj akteve ose mosveprimeve kadastrale brenda ASHK-së.


Ndërkohë, vetë ASHK-ja del edhe si palë paditëse në procese ku kundërshtohen tituj pronësie dhe kërkohet kalimi i sipërfaqeve në pronësi të shtetit.


Tani Qeveria Rama kërkon të çojë edhe më tej përqendrimin, regjistrimin kadastral, menaxhimin e pronës shtetërore dhe proceset kalimtare të pronësisë nën një arkitekturë të vetme.


Kjo nuk është thjesht reformë teknike.


Është çështje pushteti mbi pronën.


Sepse qytetari mund të gjendet përballë një shteti që regjistron, administron interesin e vetë pronësor dhe mban brenda së njëjtës vertikale edhe shqyrtimin administrativ të kundërshtimit.


Këtu qëndron kundërshtimi ndaj Ramës.


Pas më shumë se një dekade në pushtet, përgjigjja nuk mund të jetë gjithmonë një institucion më i madh, një emër i ri dhe më shumë kompetenca të mbledhura në qendër.


Prona kërkon të kundërtën, siguri juridike, përgjegjësi të dallueshme dhe kontroll që nuk varet nga interesi që po kundërshtohet.


Zgjidhja nuk është kthimi te rrëmuja e vjetër. Të dhënat mund të lidhen plotësisht, shërbimet mund të digjitalizohen dhe institucionet mund të bashkëpunojnë pa e vendosur regjistrimin, interesin pronësor të shtetit dhe ankimin e qytetarit nën të njëjtën varësi reale.


Kjo është prova që reforma e Ramës ende duhet ta kalojë para se të quhet modernizim.


Sepse prona e qytetarit nuk është terren ku qeveria mund të provojë pafundësisht arkitektura të reja pushteti.


Kur shteti ka interes në pronë, qytetari ka nevojë për një kontroll që mund t’i dalë kundër shtetit, jo për një zyrë tjetër brenda të njëjtit pushtet.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page