Propozim modest për kandidim për Bashkinë e Tiranës
- Arian Galdini

- Oct 6
- 2 min read

Propozim modest për kandidim për Bashkinë e Tiranës:
Unë propozoj me përgjegjësi të lartë që:
Të garojnë të gjithë analistët “e pavarur” që punojnë në studiot e televizioneve me pronarë të varur.
Ata që çdo mbrëmje flasin si të pavarur, por paguhen si të varur.
Që e kanë aq të fortë pavarësinë sa e ndryshojnë menjëherë sapo u ndryshon kontrata.
Propozoj të kandidojnë si të pavarur të gjithë analistët e pavarur që punojnë çdo ditë e çdo natë në Studiot e Banaqet Televizive për të folur si të pavarur e për tu paguar si të varur, që çdo natë sipas pagesës të mbajnë qëndrimet politike të radhës…
E shoh vetëm një mënyrë që opozita ta mundë Edi Ramën, domosdoshmërisht duke bashkuar të gjithë të pavarurit që varen nga kush paguan më shumë.
Analistët e pavarur e kanë aq të pavarur mendimin saqë mund ta ndryshojnë edhe po ndryshuan kontratë dhe pagues..
I propozoj të gjithë si kandidatë të pavarur për Bashkinë e Tiranës…
Vetëm kështu e mund Opozita e Bashkuar rreth litarit të pavarësisë së Kandidatëve të Pavarur, Edi Ramen…
Në këtë garë për dinjitet, le të futen edhe aktivistët “e pavarur” që mbrojnë çdo kauzë me faturë, sot për natyrën, nesër për ndotjen, sot kundër oligarkëve, nesër me ta në darkë.
Duke bashkuar të gjithë të pavarurit e paguar varësisht, Opozita e Bashkuar tregon dinjitet dhe fuqi…
Patjetër nuk duhet të harrojmë të theksojmë se unë propozoj me po kaq energji edhe aktivistët e pavarur që janë bërë zëra publikë e mbrojtes kauzash me pagesë, e madje edhe kur pagesat e paguesit u kanë kërkuar që të mbrojnë kauza të reja kundër të vjetrave që ata kanë pas mbrojtur më përpara…
Pavarësia po bëhet një aset i rëndësishëm në garën për Tiranën..
Kur paguhesh sot duhet të jesh i pavarur nga paguesi i djeshëm, qoftë ky Sorosi, Rama, Veliaj, Oligarkët, Pronarët e Mediave apo Grupet Kriminale…
Tirana më në fund do të ketë një listë kandidatësh autentikë, të pavarur nga ndërgjegjja, por të lidhur ngushtë me pagesën.
Sepse kjo është formula e re e suksesit publik në Shqipëri, kur paguhesh sot, duhet të jesh i pavarur vetëm nga ai që të pagoi dje.
Fitore✌️✌️🤣🤣
.png)











Comments