Pse Rinisja?

Pse Besëlidhja e Re e Rinisjes?
Sepse ne nuk pranojmë të shuhemi edhe kur na e mohojne e bllokojne dritën.
Sepse ne nuk kemi dështuar kurrë në qëllime, vlera, nder e parime.
Nuk ia kemi dalë dot të arrijmë objektiva, por nuk kemi dështuar kurre në atë që jemi.
Po, në 6 vite, nuk ia dolëm dot të bëhemi të dukshëm, apo ndikues, e padiskutim nuk arritëm dot të hyjmë në skenë.
Çfarë kemi bërë e çfarë na ka ndodhur, ka qenë një histori e jashtëzakonshme njerëzore, për ta mbajtur dritën gjallë.
Ky është momenti, kur ne ose do të kënaqemi me jermin e mosarritjes, ose do të bëhemi dëshmia e njerëzve guximtarë e qëndrestarë që dinë të ringrihen pavarësisht pamundësive e klimës mbytëse e dekurajuese përreth.
Duket kthjelltazi se që prej ditës kur shpallëm besëlidhjen e re, kush nuk e pranon ritmin e jermit, ka vendosur të bashkëudhëtojë me mua në ritmin e zjarrit të sakrificës për Rinisjen.
Nuk e bëjnë për mua, e nuk kërkoj nga askush që ta bëjë për mua.
Thirrja është që ta rinisim bashkë me mua.
Unë jua përsëris se nuk jam e nuk do të jem më kurrë Kryetar i LRE, e as politikan, e as konkurent, e as mëtonjës, e as garues, e as konkurues për asgjë.
Nuk kërkoj as vota e asgjë për veten time.
Kërkoj që bashkë me ju si Lider i Shërbestarisë, të jem misionar i Rinisjes së LRE, dhe i Rinisjes Kombëtare për një Shqipëri të Hirit e Bekimit të Zotit.
Nuk ka më ndalje.
Nuk ka më ndryshim ritmi.
Jemi aq sa jemi, e do jemi bashkë në fushëbetejë me Ritmin e Zjarrit të Sakrificés.
Falenderoj çdo Rinistar Qëndrestar që ka vendosur të jetë me mua në këtë betejë të madhe e të pandalshme politike, sociale e kulturore.
E rëndësishme është që kuptova se kur isha me shumë, ndihesha vetëm.
Tani që zgjodha të jem i vetmuar, paskam me vete bashkëudhëtarët e zjarrit të sakrificës.
Ky është bekim i Zotit.
Pra nuk jam vetëm.
Jemi aq sa jemi e jemi më shumë sesa mendojmë sepse jemi të vërtetët.
Zoti do të na e bëjë mbarë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë🇦🇱🙏🫶





Comments