Punëtorë të kohës sonë…
- Arian Galdini

- 3 days ago
- 1 min read
Mirëmëngjesi e të dielë të mbarë ju uroj të gjithëve…
Ne jemi njerëzit e kohës sonë dhe kemi detyrimin të përmbushim gjithçka na është e kërkuar dhe shkruar nga Zoti.
Kush nuk e kupton këtë u hyn në borxh brezave që do të vijnë.
Nuk vijmë në këtë jetë si lëvozhga të vetmuara ku secili sheh punën e vetë.
Vijmë si punëtorë të kohës, për të vahduar çfarë na lanë ata që ishin, e për tu lënë me mirë atyre që do të vijnë.
Qytetarët dhe kombet që i ikin këtij misioni, vuajnë dhe humbasin.
Prandaj, në 21 gusht, ju ftoj në Marshimin e Rinisjes…
Të bëhemi punëtorë të kohës sonë, që tu lëmë brezave që vijnë, një Shqipëri më të mirë…
Madje neve na takon të punojmë disafish më shumë sepse, Shqipërisë ia kanë vrarë e humbur punën e kohës disa breza…
Brezi ynë siç duket ka thirrjen më të madhe, të rifitojmë kohën e humbur.
Shihemi në 21 gusht…
Për t’u bashkuar ose ribashkuar me Rinisjen:
Inbox Facebook
WhatsApp: +355 68 406 0131
.png)

















Comments