top of page

Pyetjeve që ai Politikani i Ndershëm dhe Milioner me Djersë duhet t’u përgjigjet:


1. Në cilën deklaratë është pasqyruar investimi prej 4 milionë eurosh?

2. Nga cilat burime konkrete u financua?

3. Pse deklarata e vitit 2021 vazhdon të tregojë 251 m² dhe 2.9 milionë euro?

4. Pse shitja e vitit 2025 vazhdon të identifikojë një pasuri 251 m²?

5. Cili është numri kadastral para shembjes dhe cili pas ndërtimit?

6. Kur u përfundua dhe u regjistrua objekti 500 m²?

7. Kush ishte blerësi dhe pronari i tij përfitues?

8. Si u arrit në shumën 15 milionë euro dhe cili vlerësim e mbështeti?

9. Përse e gjithë shuma paraqitet si e ardhur neto?

10. A e ka kryer ILDKPKI kontrollin e plotë mbi investimin dhe transaksionin?


Dokumentet që duhen kërkuar nëse e kanë seriozisht:


1. Akti i blerjes më 9 korrik 2019.

2. Sipërfaqja dhe numrat kadastralë të objektit të blerë.

3. Leja e shembjes.

4. Leja e ndërtimit e vitit 2020.

5. Projekti i miratuar me sipërfaqet e çdo kati.

6. Data e nisjes dhe e përfundimit të punimeve.

7. Certifikata e përdorimit ose dokumenti i përfundimit.

8. Kartela kadastrale pas rindërtimit.

9. Kontratat me ndërtuesit.

10. Faturat dhe transfertat që përbëjnë 4 milionët.

11. Burimi i deklaruar i secilës pagesë.

12. Sqarimi se ku figurojnë këto ndryshime në deklaratat shqiptare.

13. Akti i shitjes së vitit 2025.

14. Identiteti dhe pronari përfitues i blerësit për organet kontrolluese.

15. Vlerësimi i pavarur që mbështeti çmimin 15 milionë euro.

16. Dokumenti i trajtimit tatimor në Itali.

17. Konfirmimi i ILDKPKI-së për kontrollin e plotë dhe përputhjen e akteve.


Ku është deklaruar transformimi nga prona 2.9 milionë euro në pasurinë ku, sipas tij, ishin investuar gjithsej rreth 6.9 milionë euro para se të dorëzonte deklaratat e vitit 2021?


Nëse vila e vjetër ishte shembur dhe në vitin 2020 ishte investuar 4 milionë euro për një objekt të ri 500 m², përse më 31 dhjetor 2021 deklarimi vazhdon të paraqesë objektin e vjetër 251 m² me vlerën 2.9 milionë euro?


Në fillim të zinxhirit zyrtar kemi 251 m².

Në fund kemi përsëri 251 m².

Vetëm në mbrojtjen e sotme publike shfaqen 500 m² dhe 4 milionë euro.


Pse nuk i tha që në fillim?


Cila llogari, kredi, hua ose shoqëri financoi çdo faturë të 4 milionë eurove dhe ku është lidhja e deklaruar ndërmjet burimit dhe pasurisë?


Ku është vila e re që, sipas tij, u ndërtua në vitin 2020 me 4 milionë euro?


Rrëfimi publik thotë se objekti i vjetër 250 m² u zhduk në vitin 2020 dhe u zëvendësua nga një objekt i ri 500 m². Deklarimet e vitit 2021 dhe 2025 vazhdojnë të ndjekin pasurinë si 251 m².


Cila llogari financoi punimet, kujt iu paguan 4 milionët dhe në cilin deklarim u rakordua kjo dalje me rritjen e pasurisë?


Nuk ka një rrugë normale ku 4 milionë euro investim në pasurinë personale zhduken pa lënë asnjë shenjë.


Përse transformimi dhe investimi që sot përdoren për të shpjeguar 15 milionët nuk janë të pasqyruara në deklarimin e pasurisë?


Një investim personal prej 4 milionë eurosh, që shemb një pasuri, dyfishon sipërfaqen dhe krijon objektin që më pas shitet për 15 milionë, duhet të kishte lënë gjurmë të qartë në deklarimin e pasurisë.


Leja dhe faturat mund të mos jenë publike, ndryshimi, vlera dhe burimi nuk mund të jenë të padukshme.


Pika më e cenueshme e këtij Politikanit të Ndershëm Milioner me Djersë, sot nuk është vila 15-milionëshe.

Është vila 4-milionëshe e vitit 2020 që shfaqet në Facebook më 2026, por ende nuk na është treguar se ku jeton në deklaratat e pasurisë.


Kaq nëse e kanë seriozisht këtë debat e jo sa për të luajtur fijet e kontrollit për llogari të Klubit të Plaçkaxhinjve PS - PD - PLSI - Parti të Reja, etj..


Pikë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page