top of page

Që të kuptohemi qartë…




Mirëmëngjesi e fundjavë të mbarë të gjithëve.


Që të kuptohemi qartë…


Unë kam 20 vjet që flas e shkruaj papushim, e kur mundem e bëj me të shkruar e herë me video e herë me live.


Në media nuk flas dot se mi kanë ndaluar që në vitin 2016.


Mediat e Regjimit PS - PD dhe të Oligarkëve të PS - PD, më kanë dënuar me harresë dhe mua e emrin tim e kanë fshirë, zhdukur, asgjësuar.


Herë pas here kujtohet ndonje gazetar, tek tuk, por kaq. Pak, krejt pak, sa për të vrarë alibinë e mohimit, e për të thënë, ja të pamë në ekran.


Ndërsa të tjerët i ftojnë 7 herë në ditë në çdo ekran, e i shëtisin nga ekrani në ekran.


Mua ma quajnë të madhe kur më fton ndonjë gazetar, ralle, 1 herë në muaj, ndokund..


Prandaj, shumë njerëz, ose smë njohin fare, ose më njohin krejt pak e shkarazi e më gjykojnë ose me copa, copa duke lexuar e dëgjuar, çfarë u rastis para syve si status a video.


Por ju lutem kuptoni:


Unë kur shkruaj e flas, jam vazhdimësia natyrale dhe organike e të gjithë komunikimit tim.


Unë kur shkruaj një status, a bëj një video, nuk lind në atë moment që shkruajta statusin apo bëra videon.


Ju lutem, kini mirësinë, ta mendoni se mund të kem shkruar edhe më parë, e folur edhe më parë dhe postimi i radhës, që për ju mund të jetë i pari, apo diçka e të dalë kur të dalë e nëse del, për mua është vazhdimësi, vazhdimësi…


Ju lutem, mos më gjykoni e as mos më etiketoni, as duke e konsideruar postimin e parë që ju del para, si “komunikimin tim të parë” e as si komunikimin tim total…


Një postim, është vazhdim i një komunikimi natyral e të ndërlidhur dhe kontekstual mbi 20 vjeçar.


Një postim, qoftë me shkrim e qoftë video, nuk është e gjithë “historia”, “filozofia”, i gjithë “mendimi” i Arian Galdinit…


Një postim mund të jetë “ironi kontekstuale”, “strategji kontekstuale”, vijimësi kontekstuale, shaka momentale, sarkazëm, ngacmim, provokim, tallje, vijim i një mendimi të shprehur më parë, etj, etj, etj…


Nuk i kuptoj, ata njerëz që nuk më njohin të cilët kanë ngutin, të nxjerrin “konkluzione finale”, “përfundime fatale”, gjykime mbi mua, shprehin verdikte madhore për mua dhe kush jam unë e ç’mendoj unë, me një postim, apo me një status a një video, ose me disa…


E di që gjykimi i tjetrit, paragjykimi i tjetrit, dënimi paradhënie i tjetrit, paradhënie e la gjyq, është bërë sport kombëtar në vendin tonë, që prej 1944.


Por të paktën mos e bëni si para 1990, që më dënoni për 1 fjalë që ju lexoni a skuptoni..


Bëni pak durim, ose më lexoni e ndiqni më gjatë, ose nëse smundeni, e keni bezdi, apo skeni kohë, atëherë, ju lutem që të mos më gjykoni e që të mos më dënoni paradhënie kot së koti, ju lutem mos më ndiqni e mos më lexoni fare dhe jemi në paqe të gjithë.


Ju lutem.


E kam me qytetarët këtë mesazh.


Nuk e kam me militantët e as me trollitantët apo me milicitë virtuale të vrerit PS - PD - Parti të Reja…


Sepse militantët, trollitantët, dhe milicitë virtuale të vrerit, edhe petulla dhe akullore, po të bëj e shpërndaj falas këtu në Rrjete Sociale e në jetën time unë, helm e vrer e baltë e llum e vulgaritet do shprazin mbi mua…


E kam me qytetarët që e vërej se nxitojnë të gjykojnë paradhënie e dënojnë paradhënie, nga vetëm 1 tekst a një video, pa kuptuar se kam lindur në 11 dhjetor 1974, e që kam së paku që në 1990 që veproj, flas, shkruaj, punoj e jetoj në këtë vend.


Faleminderit.


Paqe🇦🇱🫶🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page