Qeveria nuk mund të bëhet Opozita e biografisë së vetë…

Në mandatin e parë, pushteti mund të tregojë çfarë gjeti.
Në të katërtin, duhet të tregojë çfarë bëri me kohën që pati.
Kur Edi Rama flet sot për një shtet-labirint, për administratën që humbet kujtesën, për meritën që mundet nga njohja dhe për nevojën e një marrëdhënieje tjetër mes shtetit dhe qytetarit, nuk do ta kundërshtoj një ndreqje vetëm sepse vjen prej tij.
Por pushteti i gjatë nuk mund të marrë gjuhën e opozitës ndaj një realiteti mbi të cilin, pas kaq vitesh, mban edhe autorësinë e vetë.
Pas gati trembëdhjetë vjetësh, diagnoza është edhe dëshmi.
Koha nuk i ka dhënë kësaj qeverie vetëm mandate.
I ka dhënë ligje, buxhete, administratë, emërime dhe, mbi të gjitha, mijëra ditë për të parë çfarë funksiononte e çfarë po deformohej nën drejtimin e saj.
Çdo korrigjim i sotëm kërkon edhe shpjegimin e vonesës së djeshme.
Mund të ndërrosh një ministër, një rregull, një emërtim, madje edhe drejtimin.
Nuk mund të ndërrosh marrëdhënien tënde me kohën që ke qeverisur.
Pas kaq vitesh, gjendja që përshkruan mban edhe gjurmën e qeverisjes sate.
Askush nuk mund të bëhet opozita e biografisë së vetë.
Arian Galdini





Comments