top of page

Qytetari duhet të fitojë fuqi, jo vetëm përgjigje…

Sep 13
2 min read

Kur një kërkesë merr peshë vetëm në duart e deputetit, qytetarit i është marrë diçka përpara se t’i jepet ndihma.


Halli mund të zgjidhet, por njeriu ka mësuar se emri i vetë nuk mjafton.


Me «Praninë Besnike», Rama u ngarkon socialistëve ndjekjen e ankesave dhe premton pakësimin e nevojës për ndërmjetësim.


Prova mbetet kërkesa që mbërrin pa ta, përgjigjja dhe ankimi nuk mund të varen nga duart që e përcjellin.


Banori që pret në sportel është edhe zgjedhësi i atyre që vendosin për bashkësinë.


Propozimi socialist për 46 bashki parashikon këshill e buxhet të vetëm për njësitë e bashkuara.


Një zyrë pranë shtëpisë nuk e zëvendëson fuqinë për të ndikuar vendimin që merret më larg.


Ligji lejon shërbime të përbashkëta pa shkrirë bashkitë, Ramës i takon të provojë çfarë nuk arrihet përmes këtij bashkëpunimi.


Edhe pa lëvizur kufijtë, vota do të kthehej në lutje sikur bashkia të duhej të heshtte për të ruajtur fondet që i njeh ligji.


Kalimi i çështjeve vendore te Ministria e Brendshme, i njoftuar nga Rama, nuk ia heq bashkisë mbrojtjen gjyqësore të autonomisë.


Përballë banorëve, bashkia është vetë autoriteti që duhet të japë llogari.


Procesverbali mund t’ua ruajë fjalët duke i lënë jashtë arsyetimit.


Para votimit të buxhetit, këshilli duhet t’u përgjigjet kundërshtimeve konkrete.


Kërkojmë një rrugë ligjore të përdorshme për rishqyrtim kur ky detyrim shkelet.


Vendimi mund të mbetet i njëjti, por jo sepse ata u shpërfillën.


Kur e drejta merret vetëm përmes partisë, Rama i detyrohet qytetarit llogari për shtetin, përpara se t’i kërkojë mirënjohje për ndihmën.


Republika që kërkojmë nuk i premton qytetarit çdo fitore, i njeh peshën e emrit të vetë edhe përballë pushtetit që i thotë jo.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page