top of page

Qytetarit nuk duhet t’i duhet Partia për të mbërritur te Shteti..

Sep 7
1 min read

Edi Rama ka ngritur “Praninë Besnike”, qytetari i tregon hallin deputetit socialist, deputeti ia përcjell institucionit dhe institucioni duhet të përgjigjet.


Pse duhet deputeti socialist?


Nëse qytetarit i takon pensioni, duhet t’ia japë institucioni.


Nëse fermerit i takon një përgjigje nga administrata, duhet ta marrë pa kërkuar rrugën përmes partisë.


Këtu ndahem prerë nga modeli i Edi Ramës.


Partia që qeveris nuk mund të fitojë meritë duke hapur dyer që shteti ka detyrë t’i mbajë të hapura.


Kur qytetari mëson se për të marrë një të drejtë është më mirë të gjejë deputetin sesa të mbështetet te ligji, nuk kemi afrim të shtetit me qytetarin.


Kemi futur partinë atje ku duhet të sundojë ligji.


Deputeti socialist nuk është sporteli i Republikës.


Detyra e tij është të kontrollojë qeverinë, jo t’i bëhet qytetarit ndërmjetës te administrata që vetë qeveria ka detyrë ta bëjë funksionale.


Nëse “Prania Besnike” zgjidh një pension, mirë për pensionistin.


Por akuza politike mbetet, pse nuk e zgjidhi shteti pa partinë?


Unë nuk dua një Shqipëri ku një e drejtë ligjore mbërrin te qytetari si nder politik.


Dua një Shqipëri ku shqiptari, për atë që i takon me ligj, të mos i ketë borxh mirënjohje as deputetit, as partisë, as pushtetit.


E drejta nuk është favor i Edi Ramës.


Dhe shteti nuk është sportel i Partisë Socialiste.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page