top of page

Reforma Territoriale: Para se të ndryshoni hartën, tregoni çfarë Bashkie i duhet qytetarit…

Sep 8
1 min read

Reforma territoriale nuk duhet të fillojë me numrin e bashkive.


Duhet të fillojë me pyetjen se çfarë pushteti vendor i duhet qytetarit.


Para se politika të vendosë cilat bashki bashkohen, cilat mbeten dhe sa do të jenë gjithsej, dua kriteret.


Një bashki duhet të jetë mjaftueshëm e aftë për të ofruar shërbime, mjaftueshëm e qëndrueshme financiarisht për të pasur autonomi reale dhe mjaftueshëm pranë komunitetit që qytetari të mos humbasë përfaqësimin vetëm sepse harta u bë më e madhe.


Kjo vlen edhe për fshatin, zonën malore, periferinë dhe territoret ku popullsia është pakësuar, por gjeografia nuk është zvogëluar bashkë me të.


Numri duhet të dalë nga kriteret.


Jo kriteret nga numri që politika ka vendosur paraprakisht.


Prandaj sot nuk mbroj as 61-shin, as 46-shin vetëm sepse janë numra në tryezë.


Pa një audit serioz të shërbimeve, financave, territorit dhe përfaqësimit, zgjedhja e numrit do të ishte verdikt përpara provës.


Një bashkim ka kuptim vetëm nëse qeveris më mirë, forcon aftësinë financiare vendore dhe nuk e largon qytetarin nga vendimmarrja.


Por nëse harta projektohet duke parë më parë rezultatin elektoral dhe vetëm pastaj qytetarin, ajo nuk është reformë territoriale.


Është inxhinieri politike.


Bashkitë nuk ekzistojnë që harta të duket më e rregullt dhe as që shumica e radhës të ketë një terren më të përshtatshëm elektoral.


Ekzistojnë për qytetarin që ka nevojë për shërbim, përfaqësim dhe pushtet vendor që mund ta mbajë nën kontroll.


Përcaktoni këtë më parë.


Pastaj le të vizatohet harta.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page