Rikthehem në fushëbetejën politike
- Arian Galdini

- 2 days ago
- 2 min read

Nuk rikthehem në politikë as si Kryetar, as si Përfaqësues Politik, e as si mëtonjës apo konkurent politik.
Nuk rikthehem e nuk do të rikthehem as në të ardhmen e afërt apo të mesme si Kryetar i LRE apo në politikën konkuruese.
Rikthehem si misionar që nuk e bën më betejën e tij për vota, as për tu zgjedhur vetë ndokund, as për të arritur vetë diçka apo të kap vetë ndonjë gjë.
Rikthehem si shqiptarist, si kombëtarist dhe si prindrues, për idetë dhe vizionin që kam besuar e ende besoj e për të cilin rikthehem që ti shërbej si shërbestar, që ti shërbej si qëllimmbarë, që ti shërbej si themeltar e nëse është nevoja edhe si Lider Doktrinar e Ideor, pa kërkuar as vota e as mbështetje e asgjë për Arian Galdinin, por duke dhënë gjith sa jam e kam unë që vizioni im e yni i LRE dhe i Urtisë tia dalë mbanë.
Ia rinisim aty ku na thyen. Nuk ringjisim çfarë na thyen. Ia rinisim per tu kujdesur për filizin e ri që ka lindur aty ku na thyen. Rinisim LRE, vazhdojmë me Urtinë. Unë nuk drejtoj më LRE, por shërbej si themel e shërbestar në LRE e për LRE. Misioni im është tani që LRE Rinisja të konkurojnë në zgjedhje. LRE është e do të jete Logoja jonë konkuruese dhe e votueshme. Unë Arian Galdini nuk konkuroj askund e për asgjë. Unë kam mision edhe LRE edhe Urtinë edhe Shqiptarizmin.
Prandaj unë prej sot nis misionin tim për LRE e me LRE sigurisht, për Urtinë e me Urtinë sigurisht, por unë mendoj e besoj se thirrja ime është që prej sot une të nis e themeloj e ndërtoj kudo e ngado në Shqipëri e Diasporë, Komunitetin e Urtise apo sikurse dua e do ta quaj unë, Komunitetin Galdini.
Kushdo që e ndjen se mund e dëshiron të më bashkohet në këtë Rinisje, ju mirëpres si Arian Galdini në e për Komunitetin Galdini.
Më kontaktoni:
Nr cel: 0684060131 / 0672051564
Ose Inbox në çdo rrjet social ku unë komunikoj e jam i pranishëm dhe aktiv me postime.
Ia rinisim.
Më i vendosur se kurrë,
Arian Galdini
.png)



Comments