top of page

Rinisim🇦🇱🫶


Rinisim takimet kudo e ngado, në Shqipëri e Diasporë.

Rinisja dhe Urtia së bashku, neoshqiptarizmi dhe kombëtarizmi në një ide, prindërimi dhe e djathta humane nën të njëjtin vizion e qëllim.


Si themelues i Rinisjes por edhe si misionar e doktrinar i saj, do të jem në krye të shërbesës, jo të partisë.


Rikthehem e ia rinis si Lider i Shërbesës, pa detyra e ofiqe, pa tituj e pozicion.


Nuk konkuroj për asgjë e për askënd. Nuk jam politikan, e nuk do të jem kurrë politikan që synon apo mëton për veten e tij.


Nuk kërkoj asnjë votë e asgjë për veten time.


Jam thjesht Lider i Shërbesës ndaj një ideje e qëllimi, doktrine e vizioni, misioni e pasioni.


Ditën e premte dt 1 maj deri të dielën më 3 maj, do të jemi në Greqi, në Janinë, Ptolemaidha, e Selanik.


Do të zhvillojmë takime të vogla modeste, por takime zemre me shqiptarë të mirë atje.


Kushdo që dëshiron të më bashkohet në këtë Rinisje, më shkruani në Inbox në Facebook e Rrjete Sociale ose në nr cel:


+355684060131 / +355672051564



Do tia dalim🇦🇱🫶


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page