Rinisja është këtu
- Arian Galdini

- May 2
- 2 min read

Mirëmëngjesi miq,
Rinisja është këtu, LRE është në besëlidhjen e re. Për 5 vite si Themelues e Kryetar i LRE, kam qenë i nderuar e sfiduar të veproj e vendos, me thirrjen e përgjegjësinë e njeriut që duhet edhe të jetë në drejtimin e një partie por edhe garuesit e konkuruesit në emër të këtij Grupimi.
Nuk ia dola dot të jem ai që e meriton të jetë në krye e as të jem konkurent i suksesshëm për 1 milion arsye.
Pak rëndësi ka kjo e shkuar.
Tashmë kjo e shkuar, mbaroi me Besëlidhjen e Re të Rinisjes.
Me rënien time si Kryetar e me mbarimin e kohës sime si mëtonjës, konkurent e garues, përfundoi edhe ajo periudhë e dështimeve e mosarritjeve, të cilat sigurisht më mbeten mua si përgjegjësi mbi shpinë.
Çdo faj e përgjegjësi për të djeshmen e kam unë dhe e mbart unë mbi supe.
Çdo zemërthyer e i zhgënjyer, le ta mbajë me mua e mbi mua e për mua çdo ligështi e mërzi.
Sot është një ditë e re, kohë e re, besëlidhje e re.
Unë si Arian Galdini rikthehem të shërbej, jo më si Lider, Drejtues apo Përfaqësues në LRE.
Rikthehem të shlyej gabimet e dështimet e mia si Shërbestar pa asnjë ambicje apo objektiv personal.
Rikthehem të jem në krye të shërbimit për LRE si Lider i Shërbestarisë, pa kërkuar asgjë për veten time, asgjë.
Nuk do të jem as në krye të partisë, as në politikë, as politikan, as konkurent, as garues, as mëtonjës.
As do të kërkoj vota a karrierë për veten time, asgjë.
Do ti shërbej Rinisjes si Parti.
Do ti shërbej Rinisjes Kombëtare si qëllim e mision.
Do ti shërbej Ekipit Drejtues të LRE dhe Komunitetit LRE.
Do të jem në krye të shërbestarisë që të gjithë përvojën e mësimet e dështimeve e mosarritjeve të mia, ti kthej në fuqi veprimi strategjik e të matur e të suksesshëm për drejtuesit e LRE.
E sqaroj, në besëlidhjen e re, Arian Galdini është thjesht Lider i Shërbestarisë.
Ndaj me shpirtin e vendosur të shërbestarit, ftoj çdo qytetar shqiptar të shohë këtë rinisje, e të na bashkohet që së bashku tia rinisim për një Shqipëri të Bekuar e Bashkuar.
Bashkohuni me ne.
Na kontaktoni:
Inbox në Facebook e Rrjete Sociale.
Cel: +355684060131 / +355672051564
.png)



Comments