top of page

Rinisja në veprim…

Sep 10
1 min read

Rinisja hyn në një stinë të re pune.


Deri më 24 tetor, kur LRE Rinisja mbush gjashtë vjet, dua të takohemi sa më shumë me njëri-tjetrin, në Tiranë e në qytete, në fshatra e bashkësi vendore, në Shqipëri dhe në diasporë.


Jo për të mbushur kalendarin me takime.


Për të zgjeruar rrethin e njerëzve që duan të mendojnë, të propozojnë dhe të ndërtojnë.


Mund të jemi tre rreth një tavoline.


Mund të jemi dhjetë në një shtëpi, një zyrë apo një kafene.


Mund të lidhemi nga Roma, Athina, Londra, Berlini, New York-u apo nga kudo ku jetojnë shqiptarë.


Rëndësi ka të fillojë lidhja.


Do të flasim për familjen dhe ekonominë, pronën dhe sipërmarrjen, arsimin, pushtetin vendor, demografinë, diasporën, shtetin që duhet t’i përgjigjet qytetarit dhe Shqipërinë që duhet të dijë jo vetëm kë kundërshton, por çfarë dëshiron të bëhet.


Kemi hapur anëtarësimet.


Do të dëgjojmë ide.


Do të njohim njerëz të rinj.


Do të ndërtojmë programin dhe do ta çojmë Rinisjen atje ku ende nuk ka mbërritur.


24 tetori nuk dua të na gjejë duke numëruar gjashtë vitet që kaluan.


Dua të na gjejë duke hapur vitin e shtatë me më shumë mendim, më shumë njerëz dhe më shumë Shqipëri brenda Rinisjes.


Nëse dëshiron të organizosh një takim, të bashkëbisedosh apo të anëtarësohesh:


📩 Inbox në Facebook

📞 068 406 0131


Harta është e hapur.

Rinisja vazhdon.

Dhe tani ecim përpara.


Arian Galdini

Rinisja

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page