top of page

Rinisja nga Pika Zero



Mbrëmë, në Selinë e LRE, nuk u mblodhëm për të parë sa karrige ishin zënë.


U mblodhëm për të parë nëse rrënja ishte ende gjallë.


Karrigia tregon kush u ul.

Rrënja tregon kush mbetet.

Ajo nuk ruan zhurmën, nuk i njeh fotografitë, nuk mashtrohet nga emrat që kalojnë mbi të si hije.


Rrënja rri poshtë, në atë errësirë ku fjala ose bëhet ushqim, ose thahet.


Ia rinisëm.


Jo nga asgjëja.


Nga toka ku ranë pesë vite besimi, gabimi, lodhjeje, sakrifice dhe mësimi.


Nga ajo që na kushtoi.

Nga ajo që na zbuloi.


Nga ajo që nuk duhet të kthehet më si shprehi e ritual i vjeter me rroba të reja.


Një histori që vetëm nderohet, por nuk korrigjohet, bëhet gur mbi rrënjën e vet.


Prandaj mbrëmë nuk ruajtëm relike.


Zgjodhëm rrënjën.


LRE mbetet themeli.


Jo si emër në mur.


Jo si kujtim për ditë të vështira.


Jo si flamur që nxirret kur duhet të dëshmojmë se dikur ishim.


Si rrënjë që duhet pastruar nga toka e vjetër, nga pritja pa punë, nga prania pa barrë, nga fjala që ngroh pak dhe ikën para se të bëhet dorë.


Mbi këtë rrënjë ramë dakord për Besëlidhjen e Re të Rinisjes.


Besëlidhja nuk nis kur themi “jemi”.


Nis kur dikush merr diçka në dorë dhe nuk e lëshon.


Kur ai që beson nuk rri në anë duke pritur të lodhet tjetri.


Kur njeriu nuk vjen për t’u parë, por për të mbajtur.


Nuk na duhet më prani që ikën kur bie fjalia.


Na duhen duar që mbeten kur nis puna.


Komuniteti Galdini nuk do ta zëvendësojë LRE-në.


Do t’i japë rrënjës tokë më të thellë, që Rinisja të mos mbetet emër i mbajtur në kujtesë, por jetë që kërkon kujdes.


Aty ku rrënja kërkon dorë, do të ketë dorë.

Aty ku fjala kërkon trup, do të ketë trup.

Aty ku puna kërkon njeri, do të ketë njeri.


Mbrëmë nuk shpallëm fitore.


Nuk kishim pse.


U përkulëm te rrënja dhe vendosëm të mos e lëmë të thahet.


Prej sot, çdo javë duhet të jetë ujë.


Një dorë që sjell një njeri.

Një njeri që mban një punë.

Një punë që shton pak dinjitet në këtë vend.


Kaq mjafton për fillimin.


Pjesën tjetër nuk do ta thotë fjala.


Do ta tregojë rrënja.


Ta rinisim ngado e kudo në Shqipëri e Diasporë🇦🇱🫶🙏



Më kontaktoni:


Inbox në rrjete sociale.


Cel: +355684060131 / +355672051564

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page