Rinisja nga Pika Zero
- Arian Galdini

- May 8
- 2 min read
Mbrëmë, në Selinë e LRE, nuk bëmë shfaqje.
U ulëm në një rreth të vogël pune, me njerëz që nuk erdhën për qokë, për numër, as për t’i dhënë peshë një fotografie.
Erdhën sepse e zgjodhën vetë të ishin aty, për të dëgjuar, për të folur hapur, për të marrë pjesën e tyre të barrës.
Folëm për të djeshmen tonë pa u fshehur pas fjalëve.
Për lodhjen që na provoi.
Për gabimet që duhen parë në sy.
Për besimin që kushtoi.
Për praninë që dukej, por nuk mbante.
Për fjalën që ngrohu pak dhe u shua para se të bëhej dorë.
Për atë që nuk duhet të kthehet më me rroba të reja.
Rinisja nuk nis mbi tokë të papastruar.
Prandaj sot nuk kërkuam salla të mëdha.
Kërkuam rrënjë.
Nuk kërkuam zhurmë.
Kërkuam njerëz që mbeten.
Kush do të qëndrojë në LRE, do të qëndrojë me vullnet të lirë e të plotë.
Kush do të vijë, nuk do të vijë për mua, as për dikë tjetër.
Do të vijë për bindjen e vetë, për dinjitetin e vetë, për Shqipërinë që nuk mund t’u lihet më vetëm fjalëve.
Takimet tona mund të jenë të vogla.
Le të jenë.
Në fakt ashtu i duam të jenë.
Një tokë e lodhur nuk shërohet me turma. Shërohet kur dikush ulet, dëgjon, merr një pjesë në dorë dhe nuk ikën sapo puna fillon.
Edhe fjala duhet të zërë rrënjë.
Ndryshe ngroh pak, kalon, dhe lë pas të njëjtën zbrazëti me emër të ri.
Kështu ia rinisim.
Jo duke e shpallur të nesërmen më të madhe se ç’është.
Por duke pastruar tokën ku do të nisë.
Aty ku njeriu qëndron.
Aty ku tryeza dëgjon.
Aty ku puna nuk lëshohet.
Aty ku rrënja, po u mbajt, nxjerr pak më shumë Shqipëri jashtë fjalëve.
Ne ia kemi rinisur🇦🇱🫶
Ne jemi LRE, ne jemi Rinisja🇦🇱🫶
Bashkohuni me ne.
Na kontaktoni:
Inbox në Facebook e Rrjete Sociale.
Cel: +355684060131 / +355672051564
.png)

























Comments