Rrugët…

Janë pak rrugë ato që nuk çojnë te duartrokitjet.
Nuk të bëjnë më të dukshëm.
Nuk të japin avantazhe.
Por ato janë rrugët ku mbetesh njeri, dhe nuk e shet thellësinë për sipërfaqe.
Ato janë rrugët që nuk maten me sukses, por me besnikëri.
Me atë ndjesinë e brendshme që e di, edhe pa prova, se nuk e tradhtove veten në emër të asgjëje.





Comments