🟦Rubrika Ditore: Nga Dhjetori 1990 tek Skuthokracia e sotme 🗓️ 22 Korrik 2025📍 Dita 28 / 121
- Arian Galdini

- Jul 22
- 3 min read

📌 Titulli: “2009–2013: Pushteti që u bë i tepërt edhe për vetveten”
📝 Analiza
Ka një pikë ku pushteti, edhe kur nuk sulmohet, fillon të shembet nga vetja.
Jo prej mungesës së votës, por prej mungesës së kuptimit.
Jo prej dështimit teknik, por prej harresës shpirtërore.
Mandati i dytë i Partisë Demokratike, 2009–2013, ishte një cikël i tejzgjatur i një forme pa përmbajtje, ku shteti dukej sikur funksiononte, por në të vërtetë ishte duke u rënduar nga pesha e vet.
📚 Pushteti nuk rrezikohej nga kundërshtarët.
Opozita ishte e dobët, shoqëria civile e heshtur, mediet të lidhura.
Megjithatë, tensioni brenda vetë sistemit rritej.
Sepse gjithçka ndodhte me ritual, jo me frymë.
Vendimmarrja nuk buronte më nga analiza, por nga instinkti.
Qeverisja nuk ndodhte më në funksion të nevojës publike, por për të ruajtur një ekuilibër të brishtë brenda strukturës së pushtetit vetjak.
📍 Pushteti i viteve 2009–2013 u kthye në monolog të gjatë, ku gjithçka rridhte nga qendra, dhe kthehej sërish aty.
Në vend që të ngjizej një horizont i ri, PD zgjedh të shtrëngojë kontrollin mbi gjithçka, institucionet, medien, njerëzit e saj.
Në këtë logjikë, pushteti nuk ishte më mjet për vizion, por sistem për vetëmbajtje.
🕯️ Kështu ndodh kur një parti humb identitetin, por ruan makinerinë.
Ajo nuk rrëzohet menjëherë.
Ajo fiket ngadalë.
E vërteta nuk del me ulërimë.
Del me boshllëkun që mbetet pas çdo fjale që nuk ka më peshë.
📘 Nesër, më 23 korrik: Dita 29, “2013: Rrëzimi që s’u kuptua as kur ndodhi”
Do të analizojmë se si humbja e vitit 2013 nuk u lexua si thirrje për ndryshim, por si gabim i të tjerëve, dhe si Partia Demokratike zgjodhi, edhe pas humbjes, të mos ndryshojë, por të presë kthimin e radhës.
⸻
🟦
Daily Column: From December 1990 to Today’s Glibocracy
🗓️ July 22, 2025
📍 Day 28 / 121
📌 Title: “2009–2013: Power that became too much even for itself”
📝 Analysis
There is a point at which power collapses,
not from attack, but from the weight of its own meaninglessness.
The Democratic Party’s second mandate, from 2009 to 2013, was a prolonged cycle of form without soul.
The state still moved, but the movement had no spirit, no center, no aim.
📚 Power faced no real threats.
The opposition was weak.
Civil society was muted.
The media largely compliant.
And yet, the inner pressure kept rising.
Not because of public revolt, but because governance had turned into ritual, not vision.
Decisions came from impulse, not analysis.
Actions served internal maintenance, not public need.
📍 Power in this phase became a closed-loop monologue.
Everything flowed from the center, and returned there.
Rather than planting new horizons, the party tightened control, over institutions, over media, even over its own people.
Power no longer served a vision, it became a mechanism for its own survival.
🕯️ This is what happens when a political force loses its identity but keeps its machinery.
It does not fall with a crash.
It fades, slowly.
Truth no longer breaks through in screams.
It echoes in the hollowness left behind by words that no longer mean anything.
📘 Tomorrow, July 23, Day 29: “2013: A Fall That Wasn’t Understood Even When It Happened”
We will examine how the electoral loss of 2013 was never treated as a moment for change, but rather as someone else’s fault, and how the Democratic Party chose not to reform, but simply to wait for its next turn.
.png)










Comments