Sezon i ri dhe raport i ri me mediat

Duke shkuar tek NTV, tek Red Varaku. Sezon i ri dhe raport i ri me mediat. Tashmë, pranoj vetëm ftesa, ku sqaroj për çdo gazetar e media paraprakisht diçka që e kam shpallur edhe publikisht, që të mos kemi ndonjë keqkuptim mes nesh.
Pas përvojës sime me mediat, kam vendosur të mos marr më pjesë në studio si analist apo opinionist i përgjithshëm.
Ftesat i pranoj si Arian Galdini, autor i Neoshqiptarizmit dhe zë publik i Rinisjes.
Për mua kjo nuk është thjesht çështje e prezantimit në ekran. Dua që edhe përmbajtja e bisedës ta ruajë këtë lidhje, të ketë hapësirë reale për mendimin që kam zhvilluar dhe për atë që propozoj, jo vetëm për komentimin e veprimeve të të tjerëve.
Nuk kërkoj pyetje të lehta apo mbrojtje nga kritika. Dua vetëm të mos ndahet fjala ime nga autorësia dhe përkatësia që mbart. Është një vendim që dua ta mbaj me të njëjtën qartësi edhe me miqtë, ndaj po e shpjegoj e ritheksoj hapur e me dashamirësi.
Thjesht dua që të mos keqkuptohem si analist e si opinionist e gjitholog.
Flas njëlloj si gjithmonë por si Arian Galdini autor dhe përfaqësues i Rinisjes e nga këndvështrimi i Rinisjes.
Nëse për çdo gazetar e media është ok, për mua është gjithmonë kënaqësi të jem ky që jam kudo. Bekime e përqafime🇦🇱🫶🙏





Comments