top of page

Shpifjet ndër vite…



Pasi u përpoqën të më shpallin: trafikant droge, burgaxhi, mbiemërndryshues për të fshehur të shkuarën time kriminale, hajdut e mashtrues emigrantësh, hajdut të kuotave të partisë sime, Soroist, këlysh të Edi Ramës, këlysh të Sali Berishës, këshilltar të Fatos Nanos, bashkëpunëtor të Ilir Metës, e ku di unë çfarë tjetër, e prapëseprapë asnjë nga këto nuk u eci e nuk u ngjiti, tani kanë zgjedhur një linjë të re sulmi me “trollitantët” e callcenterave të PS - PD apo sikurse i quaj unë “milicitë virtuale të baltës e vrerit”…


Pothuajse të gjitha komentet sot, si të ishin të shkruara nga e njëjta dorë, theksonin e përsërisnin një mesazh:


Galdini egoist, Galdini vuan nga egoizmi, Egoizmi i Galdinit, egoizmi, egoizmi, egoizmi, etj, etj, etj…


Janë në vështirësi e kuptoj, sepse:


Jam aq egoist, sa kam pranuar dështimin tim.


Jam aq egoist, sa kam dhënë dorëheqjen si Kryetar i Partisë që vetë e kam ideuar, nismuar, themeluar e ndërtuar…


Jam aq egoist, sa kam hequr dorë edhe nga politika e konkurimi politik… Nuk kam në plan më të konkuroj kurrkund..


Jam aq egoist, sa nuk pres të duken bathët, por mbaj qëndrime drejtpërdrejt, edhe pse qëndrimet e mia më kushtojnë humbje e sulme, sakrifica e armiqësi të atyre që kanë fuqi, pushtet, famë e pasuri…


Jam aq egoist sa nuk ngre asnjë urë kompromisi me askënd që nuk përputhet me parimet e besimin tim.


Jam aq egoist sa e kam pranuar mos-suksesin tim, mosfamën time, panjohshmërinë time, parëndësinë dhe thjeshtësinë time…


Jam aq egoist sa flas qartazi të vërtetën që më veçon e dëmton, e nuk zgjedh kurrë konjukturën që më jep shpërblim a përfitim…


E di e di jam shumë egoist…


Dhe në qofsha i tillë, jam pa taksat, pa votat, e pa pushtetet e shqiptarëve.


Edhe në qofsha egoist, jam pa kërkuar nga askush as të më votojë, as të më lexojë, as të më dëgjojë, as të më ndjekë, as të më besojë, as të më pëlqejë…


Edhe në qofsha, jam me të miat e në vetminë time…


Apo jo?


Egoja ime nuk ka asnjë rëndësi.


Prokura juaj ka.


Mos u merrni me egon time.


Tregoni mandatin tuaj.


Egoist është ai që flet në emër të qytetarit pa e pyetur qytetarin.


Unë flas modestisht e vetëm në emrin tim.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page