Shpirti ka nevojë për një dritë që nuk varet nga lavdërimi
- Arian Galdini

- Oct 17
- 1 min read

Të ndërtosh një jetë me themel të qëndrueshëm, do të thotë të mos e ndërtosh mbi lehtësi, por mbi ndershmëri të heshtur.
Jo për të bërë përshtypje, por për të pasur një vetvete që nuk shembet nga brenda.
Shpirti ka nevojë për një dritë që nuk varet nga lavdërimi.
Ka nevojë për një besim të qetë, që nuk lëkundet nga moda e rradhës, as nga rrethanat, as nga çmimi që t’u ofrua për ta tradhtuar.
Aty ku ka ndershmëri të paepur, aty ka bekim.
Dhe aty ku ka bekim, fillon një jetë që nuk i ka frikë epokat.
.png)










Comments