Shqipëria paska shpikur një formë të re qeverisjeje, demokracinë me çelësa rezervë

Njëri i mban në Kryeministri, tjetri pretendon se ia kanë marrë në paraburgim, i treti kërkon procesverbalin e bravës.
Dhe qytetari, natyrisht, paguan derën.
Veliaj thotë se ka marrë ultimatume.
Gogu i mohon.
Ndreca kërkon të drejtën.
Mirë bën, i paraburgosuri ka të drejta, edhe kur është i pushtetshëm.
Por mua më mahnit kjo rilindje e vonuar e ndërgjegjes, dinjiteti zbulohet papritur pikërisht kur prishet ortakëria e pushtetit!
Rama nuk e ka Tiranën në pajë.
Veliaj nuk e ka Bashkinë me tapi.
Ndreca nuk e ka detyrë të ndërtojë mitologjinë e heroit të ri, ka detyrë të mbrojë klientin.
Fajësinë e vendos gjykata.
Mandatin e japin qytetarët.
Asnjëra nuk negociohet në korridor.
Mos u gënjeni nga zhurma.
Dy njerëz mund të urrehen e konfliktohen e ndahen sinqerisht dhe prapë të luftojnë për të njëjtën mënyrë sundimi.
Ndërkohë sheshet bëhen skena, protestuesit shndërrohen në dekor, revolucioni në faturë që populli nuk e ka porositur kurrë.
Katovica e Re nuk ka nevojë t’i ulë në një tavolinë, i mjafton që, në fund, Republika të mbetet në menu si pronë e fituesit.
E unë s’dua të zgjedh pronarin e ri.
Dua t’i heqim pronarët Republikës.





Comments